Gjimnazi UBT – shkolla ideale për fëmijët tuaj

bool(false) 03/08/2022

Edukimi dhe shkollimi duhet t’i përgjigjen kuriozitetit të fëmijës suaj dhe parimet moderne metodike do t’i mundësojnë atij të zhvillojë talentin dhe të përmbushë të gjithë potencialin e tij në Gjimnazin UBT, përmes mbështetjes së mësimdhënësve, vizitave të ndryshme, ligjëratave teorike e praktike, lojërave, shoqërimit, njohjes me botën përreth tij dhe krijimit të miqësive të reja.

 

Fëmijët tuaj nuk zgjedhin të vazhdojnë shkollimin në Gjimnazin UBT vetëm për përfitimin e njohurive të reja, por edhe për të gjitha cilësitë e mira dhe të veçanta, të cilat i përgatisin ata dhe i bëjnë individë të suksesshëm që kontribuojnë në shoqëri dhe kujdesen për vendin dhe botën në përgjithësi.

 

Gjimnazi UBT është një shkollë e mesme e cila kombinon mësimdhënien kurrikulare me teknologjinë e informacionit CLASSROOM 3.0, e cila është fushë e veçantë për të nxitur dhe zhvilluar talentet e reja, duke kërkuar përsosmërinë edhe jashtë aktivitetit të rregullt mësimor.

 

Gjimnazi UBT ofron dy drejtime: Gjimnazin e Shkencave natyrore dhe Gjimnazin e Shkencave shoqërore, dhe është institucion i arsimit të mesëm të lartë, me kurrikulë të përshtatur në standardet më të mira evropiane dhe amerikane, ku të rinjtë do të kenë mundësi të orientohen drejtë një profesioni të dëshiruar dhe përmes profesionistëve të përgatiten për të arritur suksese në të ardhmen.

 

Gjimnazi UBT, përpos kurrikulës inovative të mësimit dhe praktikës, ofron edhe lëndë zgjedhore në kuadër të edukimit STEAM;

 

Lëndët zgjedhore STEAM ndahen në:

 

  • Realitet i Shtuar dhe Virtual;
  • Bazat e Inteligjencës Artificiale;
  • Hyrje në Programim;
  • Siguria Kibernetike;
  • Zhvillimi i Ueb Aplikacioneve;
  • Aplikacionet Mobile.