Ftesë për pjesëmarrje në Hulumtimin për dhunën në familje

24/11/2020

UBT në bashkëpunim me UNDP ju fton të merrni pjesë në Hulumtimin me temën: “Dhuna me bazë gjinore në Kosovë – nevoja për përmirësim i  shërbimeve ndaj viktimave të dhunës në familje dhe  ndikimi negativ i pandemisë COVID-19”.

 

Ky hulumtim ka për qëllim që të bëjë identifikimin e studentëve të cilët dëshirojnë që përmes hulumtimit dhe shkrimit të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe të fitojnë aftësi në aspektin e hulumtimeve.

 

Hulumtimi duhet të jetë jo më shumë se 2,000 (dy mijë) fjalë. Vetëm ato punime të cilat dorëzohen me numër të vlefshëm të indeksit të studentëve të drejtësisë në Kosovë do të pranohen. Në këtë garë mund të marrin pjesë studentë te nivelit Bachelor dhe Master. Ndalohet çdo lloj plagjiature. Në rast të vërtetimit të plagjiaturës aplikuesi do të diskualifikohet pa të drejtë ankese.

 

Idetë inovative do të vlerësohen me 10 pike shtesë.

Tre punimet me të mira do të shpërblehen me tre shpërblime :

Vendi i parë: 400 euro dhe bursë pjesëmarrje dhe certifikimi në “UBT – International Summer Academy ”, 4-31 Korrik, 2021 (Vlerësuar me 4 ECTS)

Vendi i dytë: 300 euro dhe bursë pjesëmarrje dhe certifikimi në “UBT – International Summer Academy ”, 4-31 Korrik, 2021 (Vlerësuar me 4 ECTS)

Vendi i tretë: Bursë pjesëmarrje dhe certifikimi në “UBT – International Summer Academy ”, 4-31 Korrik, 2021 (Vlerësuar me 4 ECTS)

 

Hulumtimet duhet të dorëzohen deri me 06 dhjetor përmes e-mail në: [email protected], me titull në e-mail: Hulumtimi për dhunën në familje.

 

Hulumtimet të cilat hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen nga një komision i pavarur të përbërje nga tre profesionistë të fushës nën mbikëqyrje të UNDP.

 

Fushata “16 ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore” është fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes si dhe nxitjen e veprimeve për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata fillon nga 25 nëntori (Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave) deri më 10 dhjetor (Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut).

 

Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e ashtuquajtura “Konventa e Stambollit” është traktati më i përparuar ndërkombëtar për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës familjare, si dhe për mbrojtjen e viktimave.

 

Në shtator të këtij viti Konventa e Stambollit është përfshi në Kushtetutën e Kosovës, dhe është  detyrim i vendit që ta adresojë plotësisht dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj grave, për t’i mbrojtur viktimat, dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit.