
Ftesë për media/Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në debat me studentët e UBT-së
07/05/2014Prishtinë, 7 maj 2014 – Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT, më 8 maj 2014, organizojnë debat me temën “Ligji për sigurimet shëndetësorë”, për të cilën do të flasë Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës, prof. dr. Ferid Agani.
Ky debat do të mbahet duke filluar nga ora 14.00, në ambientet UBT-së , në Prishtinë, dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit.
Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë ketë ngjarje.