
Ftesë për media
21/05/2014Prishtinë, 21 maj- Ditën e enjte, datë 22 maj 2014, ora 12:00, në Kampusin e Inovacionit UBT, afër QMI-së, në Lipjan, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi do të vizitojë laboratorët e Kampusit të Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe do të mbajë ligjëratë publike për studentët e UBT.
Fokusi i kësaj vizite dhe ligjërate do të jetë “Zhvillimi Ekonomik përmes Edukimit Cilësor, Ndërrmarrësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit”.
Kryeministri do të mirëpritet nga stafi drejtues i UBT dhe Roboti Humanoid NAO, zëri i fundit i teknologjisë.
Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë këtë aktivitet.
N. Demiri,
Zyra e Informacionit në UBT,
Phone: +381 38 541 400, +381 38 542 139 ,
Fax: +381 38 542 138; Lagjja “Kalabria”, Prishtinë.