Formohet konsorciumi i universiteteve për sport në Ballkan

bool(false) 20/07/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, së bashku me përfaqësues nga Universiteti i Romës “Foro Italico”, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Universiteti i Vienës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Malit të Zi.

 

Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, palët janë pajtuar që të formohet një konsorcium i universiteteve për sport në Ballkan, me qëllim që të krijohet një rrjet bashkëpunimi për avancimin e institucioneve arsimore dhe infrastrukturave sportive për zhvillimin e talentëve të rinj.

 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi do të jetë mbështetja e zhvillimit të kërkimit sportiv, edukimin dhe praktikën në nivel lokal dhe rajonal, për të kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik, komunitet dhe harmonizim rajonal, si dhe për të vendosur një bazë të fortë për një bashkëpunim me partnerët e Bashkimit Evropian.

 

Palët ranë dakord që të organizojnë Ditën Evropiane të Sportit në Ballkan, përmes së cilës do të diskutojnë më gjerësisht dhe më detajisht për rolin dhe ndikimin e universiteteve në sport, si dhe për të inkurajuar të gjithë që të jenë më aktiv fizikisht pavarësisht nga mosha ose kushtet në niveli vendor, rajonal apo edhe kombëtar.