Fillon punimet Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT

15/07/2023

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT filloi aktivitetet për edicionin e sivjetshëm në kuadër të Global UBT Fest 2023.

Kjo akademi synon të ndihmojë studentët dhe profesionistët e këtyre fushave të përparojnë në njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë vjen si një platformë që do të trajtojē dhe eksplorojë tema të ndryshme, si: veglat e përpunimit të sinjalit për komunikimet Wireless, testimi i softuerit dhe sigurimi i cilësisë, paradigmat e programimit, baza e të dhënave në epokën e inteligjencës artificiale, ndikimi i 5G në IoT, siguria celulare, siguria kibernetike, rastet e përdorimit të 5G, zhvillimi i lojës duke përdorur Unity, implementimi i algoritmeve Machine Learning duke përdorur Python dhe zhvillimi i aplikacioneve mobile.

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT është një ngjarje e shkëlqyeshme për të fituar njohuri të avancuara dhe për të shfrytëzuar potencialin e teknologjisë në industritë dhe fushat e tjera relevante.

Përmes trajnimeve të specializuara dhe temave të ndryshme që do të trajtohen në këtë akademi, studentët dhe profesionistët kanë mundësinë unike për të përparuar dhe të kontribuojnë në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë.