Fillojnë grupet e reja për gjuhë të huaja dhe TOEFL

02/04/2019

Krahas ciklit të studimeve, studentët e UBT-së, si dhe të rinj të shumtë nga institucione tjera, po ndjekin me interes të madh një mori kursesh e trajnimesh që po ofrohen nga UBT.

Një rëndësi veçanërisht e madhe po i kushtohet përvetësimit të gjuhëve të huaja, të cilat në tregun aktual të punës janë qenësore për të arritur sukses.

 

Si rrjedhojë, brenda një kohe të shkurtër janë formuar grupet e reja  për mësim të gjuhës gjermane, asaj angleze, si dhe për ndjekje të kursit përgatitor për TOEFL.

 

Interesimi i madh për ndjekjen e këtyre kurseve po e dëshmon faktin se të rinjtë janë duke i kushtuar rëndësi të madhe formimit të tyre profesional dhe përshtatjes së përgatitjes me kërkesat e punës, kjo sepse njohja e gjuhëve është shkathtësia kryesore për punësim, prandaj edhe po e shfrytëzojnë këtë mundësi që po ofrohet nga UBT.

 

Çdo kandidat i interesuar mund të lajmërohet në Zyrën 05, në objektin e UBT-së, në Prishtinë, apo mund të aplikojë online në: https://professional.ubt-uni.net/aplikimi-online/.