Farmacia hap Akademinë Verore, në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”

29/07/2020

Akademia Verore e Farmacisë ka hapur punimet e saj duke diskutuar për rolin e fitoterapisë, koronavirusin, sektorin e farmaceutikës në Kosovë si dhe çështje të tjera. Profesori Bujar Qazimi ka ligjëruar për studentët rreth minimizimit të rrezikut të koronavirusit dhe infeksioneve të ngjashme, ndërkaq Shpend Dragusha ka shtjelluar më shumë rreth PCR dhe Covid-19.

 

Nga ana tjetër, për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e farmaceutikës në Kosovë si dhe risitë globale në terapitë e reja, ka diskutuar profesori Arianit Jakupi, duke i vënë theks të shtuar rolit dhe rëndësisë që farmaceutika ka në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

 

Ndërkaq profesori Ard Lura, për studentët zgjodhi që të ligjëroj një temë mjaft preokupuese në shkencën e mjekësisë, e që është, prodhimi i mini-tabletave për popullatën pediatrike.

 

Akademia Verore e Farmacisë, ditëve të ardhshme do të vazhdojë aktivitetin e saj, në mënyrë virtuale, duke ndihmuar në zgjerimin e njohurive tek studentët.