
Ekspozita tradicionale UBT 2014 merr përmasa ndërkombëtare
03/06/2014Prishtinë, 3 qershor 2013 – Në ambientet e Kampusit të ri të UBT-së, u hap Ekspozita tradicionale UBT 2014, në të cilën janë ekspozuar mbi 130 punime të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës të UBT-së dhe studentëve të Universitetit Pecs të Republikë së Hungarisë.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, prindër, përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera partnere të UBT-së, etj.
Ekspozita u shpall e hapur nga presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT, dr. Binak Beqaj, drejtori i programit të doktoratës në Universitetin Pecs, Zoltán Bachmann, dhe zëvendësdekanja e Universitetit Pecs, dr. Gabriella Medvegy.
Presidenti i UBT-së, dr. Edmond Hajrizi pasi falënderoi stafin organizativ të ekspozitës në fjalë dhe delegacionin hungarez, tha: “Ky është një grumbullim i punës dhe përvojave të palodhshme të studentëve dhe të profesorëve të të dyja institucioneve, që nënkupton shkëmbimin e përvojave dhe njohurive për një temë të caktuar, dhe kjo që po shihet është puna njëvjeçare që është bërë nga studentët në bashkëpunim me profesorët e tyre”, tha prof. dr. Edmond Hajrizi.
“Ekspozita në UBT është bërë tradicionale në çdo vit në muajin qershor të kemi të paraqitura punimet e studentëve tanë. Po ashtu edhe studentët këtij fakulteti ndihen të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punën e vet para një audience profesional dhe të gjerë”, tha dekani dr. Binak Beqaj.
Po ashtu, gjatë kësaj ekspozite u dhanë edhe mirënjohje disa studentëve të të dyja institucioneve për punën e tyre të suksesshme, gjithashtu u dhanë mirënjohje edhe stafit akademik të cilët kanë kontribuar në organizimin e deri te hapja e kësaj ekspozite.
UBT ndau çmim për Zoltán Bachmann
Arkitektin me përmasa ndërkombëtare Zoltán Bachmann, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë rreth lëmi të arkitekturës prof. dr. Edmond Hajrizi dhe Këshilli Akademik i UBT-së, si shenjë respekti e nderuan me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT, “Leadership Excellence Award”.
Ky delegacion, ndër të tjera, në kuadër të kësaj vizite para stafit akademik prezantuan programin që ofron ky universitet nga lëmia e arkitekturës, në nivelet PhD.
Ekspozitë do të qëndroj e hapur gjatë tërë këtij muaji , në Kampusin e ri të UBT-së.