Eksperti i sigurisë kibernetike, Dion Mulaj, mbajti ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

bool(false) 06/06/2022

Në kuadër të bashkëpunimit që UBT ka me industrinë, Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ka zhvilluar një ligjëratë tematike me ekspertin e sigurisë kibernetike, Dion Mulaj.

 

Në kuadër të lëndës “Hyrje në Siguri të Informacionit”, me profesorin Besnik Qehaja, studentët patën mundësi që të mësojnë me shumë me mënyrën e realizimit të sulmeve kibernetike për nga aspekti teknik, duke pasur kështu mundësi që të njoftohen më afër edhe me veglat që përdoren për testimin e sigurisë në kuadër të nivelit të rrjetës dhe web-aplikacionit.

 

Ndër të tjera, në këto ligjërata u diskutua dhe u demonstrua praktikisht testimi i sigurisë së rrjetës me vegla si: Nmap, Goby dhe Metasploit, testim ky që kishte për qëllim fitimin e qasjes në një server lokal përmes ProFTPD exploitation.

 

Studentët patën mundësi që të demonstrojnë edhe përdorimin e veglave si dirb për web content discovery dhe BurpSuite për interceptim dhe modifikim të kërkesave në web aplikacion, me qëllim demonstrimin e fitimit të qasjes në accounts, përmes dobësive si: IDOR, Session Hijacking, Cross Site Request Forgery, Cross Site Scripting dhe Local File Inclusion.