Ekspertë ndërkombëtarë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim po e vlerësojnë UBT-në në nivel institucional

04/02/2022

Pas aprovimit të aplikacionit nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), ekspertë ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim po bëjnë vlerësimin e UBT-së në nivel institucional.

 

UBT që nga akreditimi i fundit institucional, ka pasur progres të madh në të gjitha fushat, programe të reja, infrastrukturë të re e moderne, punësime të reja e marrëveshja e bashkëpunime me universitete, institucione e parqe teknologjike nga vende të ndryshme të botës.

 

Gjatë kësaj periudhe UBT në disa rangime ndërkombëtare është ranguar lartë për arritjet e saj krahas universiteteve të njohura e prestigjioze ndërkombëtare.

 

Procesi i sotëm i vlerësimit është një cikël i rregullt të cilit i nënshtrohen bartësit e arsimit të lartë në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi.