Ekspertë dhe profesionistë të ndryshëm do të karakterizojnë Akademinë Ndërkombëtare Verore të Mekatronikës

21/06/2022

Zhvillimi i ueb-it do të jetë tema kryesore e cila do të trajtohet gjatë Akademisë Ndërkombëtare Verore, e cila organizohet nga Fakulteti i Mekatronikës në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, përmes ligjëratave tematike, diskutimeve, debateve, dhe punëtorive të ndryshme.

 

Me profesorë, ekspertë, si dhe profesionistë të fushës, studentët do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth zhvillimit të ueb-it, por edhe për çështje të tjera të cilat ndërlidhen me fushën e mekatronikës.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, gjatë kësaj akademie do të zhvillojnë njohuritë e tyre rreth të kuptuarit të koncepteve të ueb faqeve, do të zhvillojnë një ueb faqe të tyre, do të ndërlidhin pajisje të ndryshme harduerike me ueb faqe, si dhe do të mësojnë për teknologjitë e fundit në këtë drejtim.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022