Drenica Lauka nga UBT, pjesëmarrëse në konferencën “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale”

06/12/2018

Udhëheqësja e Qendrës për Transferimin e Teknologjisë, Drenica Lauka, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale” që u organizua nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

 

Pjesë e kësaj konference ishin personalitete të njohura dhe përfaqësues institucionesh vendore dhe rajonale, që merren me mbrojtjen e të drejtave të autorit, në një kohë kur, për shkak të zhvillimit të teknologjisë, është paraqitur edhe problemi i mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.

 

Qendrën për Transferimin e Teknologjisë është rrugë për mbrojtjen dhe patentimin e dhjetëra ideve që çdo vit burojnë nga stafi dhe studentët dhe kjo e bënë UBT-në institucionin e parë dhe të vetëm në Kosovë e rajon që ka themeluar një qendër që i del në mbrojtje pronës intelektuale.