
Drejtues të UBT-së morën pjesë në Konferencën e IFAC në Bullgari
28/09/201527 shtator – Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në konferencën “TECIS 2015, 16th IFAC Conference on Technology, Culture and International Stability”, që i zhvilloi punimet në Sozopol të Bullgarisë.
Në konferencë po marrin pjesë edhe dekani i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, dr. Muzafer Shala dhe ligjëruesi Valmir Hoxha.
UBT u prezantua në këtë konferencë me tri punime shkencore, të cilat u pritën me mjaft interes nga të pranishmit.
Gjithashtu, ata zhvilluan një varg takimesh me interes me përfaqësues të universiteteve të ndryshme nga rajoni dhe bota, pjesëmarrës në konferencë.
Konferenca e radhës e IFAC, vitin e ardhshëm, do të organizohet në UBT në Prishtinë.