Dizajnerja e njohur, Labentine Shala zhvilloi një ligjeratë dhe punëtori me studentët e Dizajnit të Integruar në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT

03/05/2024

Si pjesë e Javës së Artit dhe Dizajnit, u mbajt një ligjeratë dhe punëtori me titullin “Nga Zero te Mbetja” me dizajneren e njohur nga Kosova, Labentine Shala, e njohur për brendin e saj ‘Labentine’. Në këtë punëtori u shqyrtua tema e Modës me konceptin Zero Mbetje, në të cilën dizajnerja trajtoi temat e rëndësishme, duke përfshirë:

  • Lidhjen tonë me planetin Tokë;
  • Kthesën e gabuar;
  • Modën e shpejtë;
  • Alternativat për zgjidhjen e problemeve kyçe;
  • Zero-Waste dhe moda e ngadaltë;
  • Krijimin estetik dhe autenticitetin;
  • Modelin e biznesit në jetën reale, duke përdorur metoda ekologjike për krijimin në Labentine;
  • Shpëtimtarët e ambientit.

Gjatë punëtorisë, dizajnerja demonstroi realizimin e një veshjeje me konceptin Zero Mbetje. Kjo ligjeratë u organizua në kuadër të Fakultetit të Dizajnit të Integruar.