Dëshironi të studioni master në një program unik dhe të vetëm në vend?

22/10/2020

Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë është programi më unik dhe i vetmi në Ballkan, që UBT e ka sjellë në nivelin master.

 

Programi u jep njohuri për disiplinat përkatëse të përfshira në fushën e kërkimit mjeko-ligjor, mundëson që të përfitoni njohuri dhe të zhvilloni aftësitë tuaja. Falë këtij programi të studimit, të diplomuarit do të mund të japin ekspertiza tejet profesionale dhe do të aftësohen për të identifikuar dhe parandaluar krimet duke përdorur teknika edhe nga mjekësia ligjore.

 

Kualifikohu për karrierë të suksesshme në fushën e drejtësisë, merr diplomë nga UBT, nga institucioni që është vlerësuar me 5 yje të ekselencës, dhe nga institucioni i cili është partneri i rreth 500 universiteteve botërore.