
Delegacioni i Universitetit Offenburg nga Republika Federale e Gjermanisë dhe përfaqësues të industrisë e biznesit nga ky regjion vizituan UBT-në
19/12/2013Prishtinë, 19 dhjetor 2013 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Ibrahim Krasniqi, pritën në një takim delegacionin e përbërë nga përfaqësues të botes universitare, industriale dhe e bizneseve nga Republika Federale e Gjermanisë, të udhëhequr nga Dekani i Fakultetit të Makinerisë dhe Materialeve të Universitetit Offenburg, prof. dr. Alfred Isele, Dekan në Universitetin e Ofenburgut të shoqëruar me përfaqësues reprezentativ të sektorit të industrisë nga ky regjion në Gjermani, z. Clemens Sexauer, Roman Bertram dhe Karl Heinz E. Matt.
Me theks të veçantë, gjatë këtij takimi palët biseduan për ndërlidhjen e sektorit të arsimit institucional në mes të UBT-së dhe Universitetit Offenburg, dhe mundësit e bashkëpunimit në projekte të ndryshme nga sektori industrisë dhe biznesit, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët.
Gjithashtu është biseduar që në saje të këtij bashkëpunimi edhe hapja e një zyre reprezentative brenda filialeve të UBT-së, në të cilën do të punësohen studentë absolventë nga UBT.
Presidenti i UBT-së, Hajrizi, para mysafireve me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin që në fillim të vitit që vjen ti kemi hapat konkret në drejtim, të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Gjermania.
Delegacioni gjerman është impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesve për ta shtrirë bashkëpunimin sa më parë edhe në fusha tjera.