Dardan Zhegrova ndau përvojën e tij me studentët e Dizajnit të Integruar në UBT

24/11/2023

Artisti Dardan Zhegrova zhvilloi një bisedë konstruktive dhe frymëzuese me studentët e Artit dhe Medias Digjitale dhe Dizajnit të Integruar në UBT.

Ai ndau përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e artit dhe dizajnit, si dhe shprehu rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit në zhvillimin e një artisti dhe dizajneri të suksesshëm.

Biseda në mes Dardan Zhegrovës dhe studentëve u fokusua gjithashtu në sfidat dhe mundësitë e karrierës në industrinë e dizajnit, duke përcjellë një perspektivë të pasur dhe të frytshme për ta dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë për këtë fushë.

Veprat e Dardan Zhegrovës janë të orientuara kah objekti dhe performanca. Veprat e tij janë shpesh bazuar në poezi që gjithmonë ndodhen në fillim të konceptimit të një veprimtarie të re. Tekstet e tij merren me ngjarje pjesërisht fiktive dhe me ngjarje të përjetuara në realitet, të cilat shpesh janë të përshkruara nga perspektiva e personit të parë.