Bëhu specialist i shëndetit publik duke studiuar në programin e nivelit master Shëndet Publik dhe Menaxhim në UBT

14/09/2021

Numrit të programeve të reja të akredituara në UBT i është shtuar edhe programi i nivelit master, Shëndet Publik dhe Menaxhim.

 

Ky program vjen me një kurrikulë krejtësisht ndryshe dhe tejet moderne, duke bërë një hap të madh në përmirësimin e shëndetit të popullatës, duke shpëtuar jetë e duke ndihmuar dhe informuar të gjitha shtresat rreth mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse, si dhe për konsumimin e ujit dhe ushqimeve cilësore.

 

Studentët që do të studiojnë në këtë program studimi, pas përfundimit të studimeve do të jenë në gjendje të ndihmojnë qytetarët, të përmirësojnë shëndetin publik, si dhe të ndihmojnë në parandalimin e problemeve shëndetësore.

 

Studentët e UBT-së, do të kenë mundësi të marrin njohuri dhe kompetenca në tetë fusha që pasqyrojnë aftësi brenda shëndetit publik, siç janë: aftësitë analitike, zhvillimi i politikave/aftësive për planifikimin e programeve, shkathtësitë e komunikimit, shkathtësitë e njohjes kulturore, dimensionet e shkathtësive praktike në komunitet, shkathtësitë në shkencën e shëndetit publik, planifikimi financiar dhe aftësitë e menaxhimit, si dhe shkathtësitë e të menduarit të lidershipit dhe sistemeve.

 

Me infrastrukturën moderne që posedon, si dhe Poliklinikën unike që ka të zhvilluar institucioni, ky program studimi do të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për t’iu ofruar studentëve mundësi të shumëfishta për zhvillimin e punës shkencore dhe akademike.