Bëhu pjesë e UBT-së duke studiuar në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes

24/09/2021

Duke studiuar në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes, ju jo vetëm që bëheni pjesë e një institucioni modern me një qasje proaktive për studentët, por përfitoni nga mundësia për të punuar me profesionistët më të mirë të shkencave sportive.

 

Përmes gërshetimit të shkencave sportive dhe lëvizjes, UBT studentëve u ofron një kurrikulë moderne, të bazuar kryesisht në lëndë të cilat janë praktike, e që në një të ardhme të afërt do të nxjerri gjenerata të ekspertëve të mirëfilltë të shkencave të sportit.

 

Studentët që do të studiojnë në këtë program, do të gjejnë një infrastrukturë moderne, bazuar në universitetet evropiane dhe botërore, që do t’iu ndihmojnë atyre zhvillimin e punës praktike në këtë institucion.

 

Ejani në UBT, përfitoni eksperiencat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare në lëmin e sportit dhe lëvizjes.