Bëhu pjesë e drejtimit Gjimnaz Natyror në Gjimnazin UBT

14/07/2022

Drejtimin Gjimnaz Natyror në kuadër të Gjimnazit UBT, e bën të veçantë një infrastrukturë moderne e pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe mësimdhënësit, të cilët angazhohen që të nxjerrin kuadro të reja nëpërmjet kurrikulave të bazuara në sistemet e arsimit evropian dhe amerikan.

 

Ky drejtim është mjaft i kërkuar nga të rinjtë në Kosovë dhe në rajon, për shkak të mundësive që i ofron për të përfituar dhe përforcuar njohuritë rreth shkencave natyrore, ose rreth lëndëve: Kimi, Matematikë, TIK, Gjeografi, Fizikë dhe Biologji.

 

Gjimnazi UBT është një shkollë e mesme, e cila kombinon mësimdhënien kurrikulare me teknologjinë e informacionit – Classroom 3.0, duke ofruar një arsim të gjerë, të bazuar në dije dhe të orientuar në gjeneratën e ardhshme të teknologjisë, si dhe ofron dy drejtime të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, drejtimin e Gjimnazit Natyror dhe të Gjimnazit Gjuhësor.