Bëhu pjesë e drejtimit Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT

bool(false) 06/07/2022

Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë është një drejtim mjaft i kërkuar nga të rinjtë në botë, të cilin UBT përmes Shkollës së Mesme të Mjekësisë e ka ofruar edhe për të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

 

Përmes ekspertëve të fushës së infermierisë, nxënësit e këtij drejtimi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre, si dhe do të përgatiten për të ardhmen e tyre profesionale.

 

Drejtimi Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë përveç stafit profesionist të mësimdhënësve, ka edhe një infrastrukturë moderne me teknologjitë më të fundit, e cila i mundëson nxënësve të realizojnë lëndët teorike edhe në praktikë.

 

Nxënësit të cilët do të bëhen pjesë e kësaj shkolle do të kenë mundësi që përgjatë viteve të shkollimit të zhvillojnë aftësitë e tyre, pastaj të vazhdojnë studimet në Shkencat Mjekësore, si dhe të punësohen në tregun vendor dhe ndërkombëtar.