Bëhu pjesë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikimit Hapësinor në “Global UBT Fest 2022”

21/06/2022

“Global UBT Fest 2022” këtë vit në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit  Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, do të sjellë folës që do të trajtojnë tematika të ndryshme që ndërlidhen me arkitekturën dhe planifikimin urban.

 

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa transformuar mënyrën se si ne ndërtojmë dhe menaxhojmë hapësirat tona urbane, duke mos anashkaluar shoqërinë, mjedisin, kulturën dhe ekonominë, të cilat konsiderohen të jenë katër elementet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm e që duhet të jenë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

 

Prandaj “Qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme”, është tema e cila do të trajtojë problematikat të cilat kanë ngërthyer qytetet tona, me mbi ndërtime, si dhe do të mundësojë bashkëbisedim për të ofruar ide dhe kreativitet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi të punojnë me profesorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, duke shkëmbyer njohuri, përmes ligjëratave dhe punëtorive të organizuara në grupe të vogla, ku çdo aktivitet grupor do të ofrojë një zgjidhje për një temë specifike e cila do të trajtohet gjatë punëtorisë.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022