Bëhu ekspert i sigurisë, duke transferuar studimet në programin Studime të Sigurisë në UBT

28/01/2022

Shkathtësitë konkrete në analizimin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme që lidhen me nivelin kombëtar ose specifik të sigurisë, mund t’i mësoni dhe perfeksiononi në UBT, duke studiuar në programin Studime të Sigurisë.

 

Duke transferuar studimet në Fakultetin Studime të Sigurisë në UBT, ju i ofroni vetës një qasje multidisiplinare përmes një kurrikule moderne dhe profesionistëve më të mirë të kësaj fushe.

 

Rëndësia e zhvillimit akademik dhe profesional të studentëve në këtë fushë është shumë e madhe, ku përmes këtij programi studentët do të marrin njohuri të gjera në fushën e institucioneve të sigurisë, akterëve të sigurisë, rreziqeve, si dhe kërcënimeve të sigurisë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!