Artikulli i profesorit të UBT-së, Demush Bajraktari, publikohet në revistën “Journal of Xenobiotics”

11/11/2022

Artikulli i profesorit të Fakultetit Farmaci në UBT, Demush Bajraktari, në cilësinë e autorit korrespodent, me titull: “The Effects of Chromium and Vanadium on Biomarkers of Carbohydrate and Lipid Metabolism in Workers Exposed to Coal Fly Ash”, është publikuar në revistën shkencore “Journal of Xenobiotics”, e indeksuar në Scopus dhe Web of Science.

Publikimi është rezultat i bashkëpunimit të një grupi hulumtuesish nga Kosova dhe Kroacia, dhe shtjellon detajisht përmes rasteve të studimit efektet e kromit dhe vanadiumit në biomarkerët e metabolizmit të karbohidrateve dhe lipideve te punëtorët e ekspozuar ndaj hirit fluturues të qymyrit.

Rezultatet e këtij punimi tregojnë se raportet Glu/Cr, TG/V dhe Chol/V, duhet të merren parasysh kur vlerësohen çrregullimet e metabolizmit të karbohidrateve dhe lipideve në punëtorët e ekspozuar në punë. Për më tepër, studimi tregon se hiri fluturues i qymyrit ndryshon ndjeshëm nivelet e gjakut Cr dhe V. Niveli i gjakut Cr ndikon në parametrat biokimikë, duke çuar në sëmundje të ndryshme.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Demush Bajraktari: “The Effects of Chromium and Vanadium on Biomarkers of Carbohydrate and Lipid Metabolism in Workers Exposed to Coal Fly Ash”.