Arkitektja Debora Ibrahimi zhvilloi një diskutim të hapur rreth renovimit të banimeve publike me studentët e Dizajnit të Integruar në UBT

29/11/2023

Arkitektja Debora Ibrahimi zhvilloi një sesion të veçantë bashkëbisedimi me studentët e Dizajnit të Integruar në UBT, rreth renovimit të banimeve publike (Social Housting), duke ndarë gjithashtu dhe përvojat e saj përgjatë studimeve.

Së bashku me profesorin Ajhan Bajmaku, gjatë diskutimit studentët shfaqën interes për mundësitë e bashkëpunimit dhe vazhdimin e studimeve të tyre në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Debora dhe studentët shkëmbyen ide dhe përvoja, duke përqafuar një atmosferë të hapur dhe frymëzuese. Ky sesion bashkëbisedimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për të ndarë njohuri dhe përvoja të cilat mund të jenë frymëzim për të gjithë ata që kanë synime për vazhdimin e studimeve të larta në institucione akademike të njohura ndërkombëtare.

Debora Ibrahimi është një arkitekte e diplomuar në Universitetin e SUPSI në Lugano të Zvicrës, në drejtimin e Arkitekturës së Brendshme – Enterier.