Apliko për t’u bërë pjesë e trajnimit për Menaxhim i Projekteve

01/09/2022

Menaxhimi i Projekteve është një nga trajnimet e shumta që ofron UBT përmes Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale, duke iu mundësuar të rinjve të përgatiten profesionalisht për të përpiluar projekte të ndryshme, por edhe për menaxhimin e tyre në institucione publike dhe private brenda dhe jashtë Kosovës.

Pjesëmarrësit në trajnimin Menaxhimi i Projekteve në UBT, do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth shpjegimit dhe përkufizimit të projektit, për konceptin e menaxhimit të projektit, për pesë fazat e veprimit të ciklit jetësor të menaxhimit të projektit, për përkufizimin e problemit të projektit, si dhe për planifikimin e projektit.

Në kuadër të këtij trajnimi, pjesëmarrësit përpos që do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë rreth menaxhimit të projekteve, ata do të certifikohen nga UBT, certifikatë e cila do të jetë e vlefshme dhe e njohur ndërkombëtarisht.

Apliko tani: Trajnimi për Menaxhim i Projekteve