Apliko për t’u aftësuar profesionalisht përmes trajnimit për Hulumtime Shkencore dhe Analiza të të Dhënave SPSS

31/08/2022

UBT përmes Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale synon përgatitjen e të rinjve që kanë dëshirë dhe interesim të zhvillojnë njohuritë e tyre nëpërmjet trajnimeve të shumta për programe të ndryshme.

Njëri ndër ta është edhe trajnimi për Hulumtime Shkencore dhe Analiza të të Dhënave SPSS (Statistical Package for Social Sciences), ku përmes ekspertëve më të mirë që ka UBT, të rinjtë përforcojnë dhe përfitojnë njohuri rreth përdorimit të pyetësorëve për hulumtime sasiore, kualitative, si dhe narrative.

Ndër të tjera, të rinjtë kanë mundësi të trajnohen edhe rreth hyrjes në SPSS, hapjes së shënimeve ekzistuese të SPSS, marrjes së të dhënave nga programet tjera, si dhe rreth tolbarëve dhe menyve në SPSS.

Apliko tani: Trajnimi për SPSS