ANV e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor vazhdon aktivitetin në kuadër të “Global UBT Fest 2021”

22/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ka vazhduar aktivitetin e saj në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, me ligjërata dhe detyra që prekin tematika të ndryshme në fushën e arkitekturës.

 

Në ditën e dytë të aktivitetit, ANV e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ka vazhduar me aktivitetet dhe detyrat që profesori Bekim Çeko u ka dhënë studentëve rreth dritës në arkitekturën vernakulare, të cilët ishin në terren për të bërë matje rreth projekteve të tyre.

 

Tutje, Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ka vazhduar me profesorin Zekë Islamaj, i cili ka shtjelluar modulin për ndriçimin zenital, ku kanë folur më detajisht për raste të ndryshme të aplikimit të ndriçimit zenital në ndërtesa, teksa studentët patën mundësi që edhe të konsultohen për detyrat që kishin në kuadër të këtij moduli.

 

Asistenti Blend Dema, ka vazhduar workshopin në kuadër të ANV-së së Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, nga ku pas ligjëratave nga Malizia, Lovie Tey dhe Nick Khor që u zhvilluan në ditën e parë të akademisë, studentët kanë vazhduar në ditën e dytë përgatitjen e modelit fizik, gjenerimit të analizave, konceptin, funksionin, si dhe testimin e skenarëve të ndryshëm për realizimin e secilës detyrë.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, do të vazhdojë aktivitetin me detyra dhe aktivitete të ngjashme interesante që zgjojnë kureshtjen e studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”.