
Ambasadori i Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch, në debat me studentët e UBT-së
25/02/2014Prishtinë, 25 shkurt 2014 – Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT, sot organizuan debat me temën “How can Kosovo speed up its EU integration process”, “Si mundet Kosova të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, për të cilën temë ligjëroi ambasadori i Holandës në Republikën e Kosovë, z. Robert Bosch, i cili u prit nga dekani i dyja Fakulteteve të cekuar si me larte si për Media dhe Komunikim dhe Shkenca Politike, prof. dr. Belul Beqaj, profesor, studentë dhe mysafir tjerë.
Ambasadori , z. Bosch, foli për vështirësitë e jashtme dhe të brendshme që përbëjnë pengese për përparimin në këtë proces. Pasi foli për përparësitë dhe problemet e zakonshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian, BE-së, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik e institucional, madje edhe kulturor, z. Bosch, është ndalur edhe në disa pika të lidhura posaçërisht me rastin e Republikës së Kosovës.
Ai theksoi se ndryshimi dhe zhvillimi duhet të vije nga brenda, të burojnë nga populli i Kosovës, i cili duhet t të kuptoje se është ai që kërkon të hyje në BE, dhe vetë ai që duhet të plotësojë kushtet e BE-së. Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor po vuajnë disi pasojat e integrimit të përshpejtuar të Bullgarisë dhe Rumanisë, vendi i tyre në BE është i garantuar nëse plotësojnë këto kushte.
Gjithashtu, ambasadori Robert Bosch, theksoi nevojën e shtetit të Kosovës për të mbajtur EULEX-in në Kosovë, duke qene së qëllimi i këtij misioni është zbatimi i ligjit në Kosovë. Lidhur me këtë çështje, ai argumentoi se, pavarësisht se akuzat e Dick Marty-it mund të jenë të pabazuara, interesi i shtetit të Kosovës është që në rast se merren masa për verifikimin e tyre (psh. Gjykate e veçantë), këto të mbeten në kuadër të EULEX-it, si një mision i BE-së, dhe jo një tjetër i OKB-së.
Ambasadori i Holandës në Republikën e Kosovë, z. Robert Bosch, zhvilloi dhe përgjigjën në vijim të debatit edhe në një varg pyetjesh e çështjesh të shtruara për diskutim nga pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët e UBT-së.
Në këtë link: : https://vimeo.com/87576470 , mund të shkarkohet videoja nga debati i sotëm i ambasadorit z. Bosch me studentët e UBT-së.