
Ambasadori i Greqisë në Prishtinë, z. Moskopoulos, u ligjëroi studentëve të UBT-së
22/01/2014Prishtinë, 22 janar 2014 – Me ligjëratën e radhës para studentëve të UBT, u paraqit ambasadori i Greqisë në Prishtinë, Dimitris Moskopoulos, me temën rreth qëndrimit zyrtar grek në negociatat rreth emrit të ish RFJ të Republikës së Maqedonisë.
Studentët përveç që u ndan të kënaqur me ligjërimin e ambasadorit Moskopoulos, ata përfituan njohuri të reja nga fusha për temën të cilën ligjëroi.
Ligjërata përveç studentëve dhe profesorëve u përcjell edhe nga shumë të interesuarit tjerë.