Akreditohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Prizren dhe Gjilan

11/08/2022

Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – AKK, në qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit me dy drejtime: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

 

UBT si një institucion lider i arsimit në vend, tashmë është duke kompletuar zingjirin e ekosistemit të arsimit, duke e shtrirë veprimtarinë e shkollimit të mesëm të lartë për Shkollën e Mesme të Mjekësisë edhe në dy qytete, në qytetin historik të Prizrenit dhe në qytetin e Gjilanit.

 

Duke pasur Poliklinikën më të madhe universitare në vend, UBT nxënësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë po iu ofron kushte moderne infrastrukturore për zhvillimin e kurrikulës me të cilën ata do të mësojnë, kurrikulë kjo e cila është bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

 

Nxënësit kanë në dispozicion laboratorë me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, shërbimin e përditshëm mjekësor, si dhe ambulancën moderne stomatologjikë, ku atyre ju ndihmon në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional në fushat e mjekësisë.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, është bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe amerikane, duke i sjellur të rinjve në Kosovë, një qasje inovative dhe produktive për të ardhmen e shkollimit dhe të edukimit në fushën e mjekësisë, dhe duke u bërë model i shkollave në rajon, me laboratorët më të fundit mjekësor të të gjitha fushave.