Akreditohet Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave të Ushqimit dhe Nutricionit nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Infermierëve të Kosovës

27/10/2023
Të shtunën UBT do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave të Ushqimit dhe Nutricionit “International Conference on Food Science and Nutrition ICAFST2023”, e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe e poentuar si në vijim:
Të gjithë studentët e Shkencave të Ushqimit me specializim NUTRICION mund të marrin pikë akredituese në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të organizuar nga UBT.
15 pikë për pjesëmarrësit pasiv;
20 pikë për pjesëmarrësit aktiv.
Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta bëjnë pagesën prej 30 Euro dhe fletëpagesa si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës [email protected].
Është shumë e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shënohet: Konferenca për Shkencat e Ushqimit & Nutricion dhe Emri e Mbiemri i Pjesëmarrësit, kjo sepse certifikatat do të përgatiten për ata emra dhe mbiemra që gjenden tek përshkrimi në fletëpagesë.
————————————–
Detajet e bankës për pagesë janë:
BKT BANK
Name of the account holder: UBT SHPK
Full account number (including bank codes) / IBAN: XK05 1902 3711 9403 1191
Account number: 1902-3711-9403-1191
Name of Bank: Banka Kombëtare Tregtare
Address of branch: Rr. “Enver Maloku” Nr. 10 Prishtinë
BIC / SWIFT: NCBAALTXKSO