Akademia Verore për Ekonomi, Financë, Banka dhe Sigurime zhvilloi tema të ndryshme rreth ekonomisë

13/07/2023

Akademia Verore për Ekonomi, Financë, Banka dhe Sigurime e programit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në kuadër të “Global UBT Fest 2023” u fokusua në trajtimin e temave rreth zhvillimeve ekonomike në Kosovë.

Hapjen zyrtare të akademisë e bëri koordinatori Prof. Kestrim Avdimetaj, i cili për më tepër ka treguar rreth rëndësisë dhe temave të cilat do të zhvillohen përgjatë kësaj akademie verore.

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe analizojnë zhvillimet aktuale ekonomike, si dhe të jenë në gjendje të parashikojnë zhvillimet e ardhshme ekonomike në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për më tepër, Prof. Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, ligjërojë rreth rolit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe sfidat e kartonit të gjelbër.

Ndërsa, Prof. Arta Mulliqi shtjellojë temën rreth diskriminimit në baza gjinore dhe qasja në financa. Gjithashtu, në kuadër të kësaj akademie rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe sektorit të industrisë, ku do të ofrohen ligjërata të cilat lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës.