Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike në UBT – Qendër e ekselencës për inovacion, teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar për një të ardhme të gjelbër digjitale

22/07/2025

UBT u shndërrua në një pikëtakim strategjik të dijes dhe teknologjisë, përmes edicionit më madhështor të Akademisë Verore 2025, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo ngjarje e rangut ndërkombëtar u realizua me mbështetjen e projektit IoT-ECO dhe mblodhi në një platformë unike ekspertizën shkencore, energjinë rinore dhe bashkëpunimin ndëruniversitar, për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm të teknologjive të gjelbra dhe digjitalizimit.

Gjatë shtatë ditëve intensive në Qendrën Dukagjini – Prishtinë, programi përfshiu ligjërata të thelluara, punëtori praktike, tryeza strategjike dhe sesione demonstrative që sollën në fokus avancimet më të fundit në Internet of Things (IoT), sistemet kibernetike-fizike, infrastrukturat inteligjente, robotikën, sigurinë kibernetike dhe prototipimin virtual.

Programi i Akademisë Verore 2025 përfshiu një varg sesionesh të avancuara, ku kontribuuan profesorët e UBT-së, si dhe ekspertë e akademikë ndërkombëtarë nga universitete prestigjioze të Evropës. Këta profesionistë ofruan njohuri të thella dhe përvoja praktike rreth trendeve më të fundit në teknologji, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

  • Dr. Edmond Hajrizi – Opening Session: Welcome Speech and Digital Twin – UBT Smart City IoT-Eco
  • Dr. Galia Marinova – IoT-ECO Project Achievement and Implementation
  • Dr. Zhilbert Tafa (UBT) – Towards Smart Environmental Monitoring: Artificial Intelligence of Things (AIoT) for Air Quality Surveillance
  • Kostas Berberidis, Christos Mavrokefalidis (University of Patras) – Distributed Machine Learning for IoT Applications: Challenges and Perspectives (IoT-ECO)
  • Andreas Hoermer, Pasha Bekhrad (TU Graz) – Satellite IoT: Connecting the Unconnected Planet dhe Advancing Green Technology in Optical and Hybrid Networks
  • Elita Hajrizi (UBT) – Hands-on Workshop: Robotics Programming Innovations at UBT Smart City
  • Startup Innovation from UBT – UBT Student Startups: From Idea to Prototype – Virtual model of the UBT university campus
  • Lecture from Polytechnic University of Tirana – IoT-Eco: Green Cloud IoT
  • Galia Marinova, Vasil Guliashki (Technical University of Sofia) – IoT in Smart Microgrids – Monography presentation
  • Dr. Pasquale Daponte, Francesco Pepe (University of Sannio, Italy) – Presentation of International activities of University of Sannio
  • Manjola Zeneli, Frida Gjermeni (University “Alexander Moisiu”, Durrës) – Virtual Prototype of Port of Durrës dhe IoT in industry, academy and more
  • Saranda Dreshaj (UBT) – AR/VR Integration in IoT-Enabled Urban Environments – Virtual model of UBT Smart City
  • Lecture from Mediterranean University of Podgorica – PV Plants, Smart Inverters, and Electric Vehicles as IoT Cyber-Physical Entities in Modern Power Systems and Smart Grids
  • Zana Limani Fazliu, Jeta Dobruna (University of Prishtina) – Green Wireless Communications
  • Abian Morina, Dion Mulaj (UBT) – Cyber-Physical Systems & IoT Security
  • Lecture from University of Montenegro – Virtual Prototyping for Sustainable Infrastructure – Virtual model of UoM campus
  • Round Table with Partners – New courses and trainings for green transformation in the WB
  • Blockchain Day with Binance Representative – Decentralized Technologies for Future Cities
  • Startup Innovation – Fuqizimi i Rinisë për të Ardhmen Digjitale

Në kuadër të sesionit “Startup Innovation from UBT”, studentët e UBT u shndërruan në protagonistë të inovacionit, duke prezantuar idetë e tyre para profesorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Këto prezantime ishin dëshmi konkrete e kapacitetit krijues dhe të ardhmes premtuese që po ndërtohet në UBT.

Përveç komponentëve shkencorë, akademia ofroi hapësira për diplomaci akademike, përmes round table me partnerët e projektit IoT-ECO, si dhe aktivitete kulturore e shoqërore në UBT Innovation Campus në Lipjan dhe qytete të ndryshme të Kosovës. Po ashtu, u nënshkruan memorandume mirëkuptimi me kompani dhe institucione akademike, duke zgjatur bashkëpunimin për projekte të përbashkëta të së ardhmes.

Ky edicion i Akademisë Verore dëshmoi edhe njëherë fuqinë organizative të UBT-së, nën udhëheqjen vizionare të stafit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe përkrahjen e pakursyer të menaxhmentit. UBT konfirmoi statusin e saj si një qendër lider e ekselencës akademike dhe inovacionit teknologjik në rajon dhe më gjerë.