Akademia Ndërkombëtare Verore për Produkte dhe Shërbime Profesionale do të prezantojë praktikat më të mira të industrisë dhe tregut

24/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit synon përmes aktiviteteve të ndryshme të prezantojë praktikat më të mira të industrisë dhe tregut.

 

Në këtë akademi, do të ketë tema të ndryshme, të cilat do të trajtohen në debate, forume dhe në to do të flitet për shkrirjen e akullnajave, rezistencën e bakterieve ndaj antibiotikëve, dhe të fshehtat e dhëmbëve.

 

Ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme do të ligjërojnë tematika të ndërlidhura rreth traumave psikike të njerëzve pas COVID-19, rreth të ardhmes së edukimit formal dhe zhvillimit rapid të teknologjisë, probabilitetit matematikor dhe zbatimit të tij në jetën praktike, si dhe rëndësia dhe sfidat e certifikimeve për gjuhën angleze.

 

Pas përfundimit të kësaj akademie, studentët dhe pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë sfidat dhe të ardhmen e arsimit, të kuptojnë rolin e mësimdhënies gjatë jetës, të kuptojnë procesin e globalizimit, si dhe ndikimin e një ngjarje në Azi dhe në Kosovë.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022