Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT Junior Hub do të përfshijë programe edukative për fëmijë

24/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT Junior Hub, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të përfshijë programe edukative dhe argëtuese për fëmijë, nga mosha 6 deri në 18, duke i mundësuar atyre të marrin njohuri të reja dhe të përforcojnë ato të fituara gjatë shkollimit të tyre.

 

Nxënësit që bëhen pjesë e kësaj akademie, do të kenë mundësi të flasin dhe të diskutojnë me ekspertë të fushave të ndryshme rreth temave të caktuara, duke shprehur dhe dhënë mendime dhe ide kreative.

 

Aktivitetet që janë planifikuar të mbahen janë: programim, robotikë, gjuhë angleze, sport, art figurativ, duke synuar krijimin e përvojave të përmirësuara të të mësuarit që i ndihmojnë nxënësit në të gjithë botën të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht dhe që pasurojnë mundësitë e tyre në të ardhmen.

 

Në fund të akademisë, nxënësit dhe pjesëmarrësit e tjerë do të aftësohen rreth zhvillimit të etikës, rreth njohurive të reja dhe të menduarit kritik, dhe do të dinë të lexojnë dhe të demonstrojnë kuptim të mirë të teksteve në fushat me interes të tyre.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022