Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave të Sportit përmbyll aktivitetet për këtë vit

27/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, ka përfunduar aktivitetet e saj në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, e cila u karakterizua me organizimin e garave të ndryshme, si në futsall, volejboll, pingpong, dhe me mbajtjen e një aktiviteti në natyrë (Hiking).

 

Përmes organizimit të këtyre aktiviteteve Fakulteti Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka bërë bashkë studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët me garat në futsall, volejboll dhe pingpong, treguan aftësitë e tyre dhe u shoqëruan dhe u argëtuan në të njëjtën kohë.

 

Në kuadër të kësaj, përgjatë akademisë së Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë patën rastin të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth sportit nga ekspertë dhe profesionistë të huaj dhe vendorë, teksa këta të fundit ligjëruan dhe zhvilluan diskutime të hapura për tema të ndryshme.

 

Në ditën e fundit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, studentë profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë, qëndruan për vizitë në Prevallë, ku u argëtuan dhe u shoqëruan së bashku.