Akademia Ndërkombëtare Verore e Mekatronikës fillon me aktivitete të cilat kanë në fokus zhvillimin e ueb-it

bool(false) 14/07/2022

Përmes ligjëratave tematike ka filluar aktivitetet e sivjetshme Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, e cila do të përqendrohet në zhvillimin e ueb-it.

 

Në kuadër të nisjes së këtij edicioni, profesori Xhelal Jashari, ka zhvilluar një ligjëratë tematike me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, rreth zhvillimit të ueb-it, në të cilin shtjelloi karakteristikat e procesit të zhvillimit të një ueb-faqe, si: gjuhët programuese, protokollet dhe teknologjitë, të cilat përdoren për zhvillimin e saj.

 

Përveç ligjëratave tematike, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi që mësimin teorik ta gërshetojnë edhe me atë praktik, përmes punëtorive të ndryshme, për të thelluar njohuritë e tyre rreth fushës së mekatronikës.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme, të cilat kanë për synim pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe të interesuarve të tjerë, si dhe përforcimin e njohurive të tyre të fituara gjatë studimeve.