Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës në UBT do të fokusohet në planin e zhvillimit të karrierës

27/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit do të organizojë aktivitete të ndryshme me qëllim që të bashkojë trajnerë ndërkombëtarë dhe vendorë si dhe studentë nga vende të ndryshme.

 

Qëllimi i Akademisë së Karrierës në UBT është t’iu mundësojë studentëve vendas dhe ndërkombëtarë të zhvillojnë shkathtësitë e buta, si pjesë e aktiviteteve ekstra-kurrikulare të organizuara nga Qendra e Karrierës në UBT.

 

Akademia e Karrierës do të fokusohet kryesisht në planin e zhvillimit të karrierës: aftësitë e të shkruarit (si të shkruani një letër motivimi, CV dhe formularin e aplikimit), aftësitë e komunikimit (intervista pune, si dhe aftësi prezantuese dhe komunikuese), aftësitë krijuese (lexim dhe shkrim artistik, orë joga dhe natë filmi).

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022