Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës do të ketë në fokus temën “Nga ndërtimtaria tradicionale tek ajo moderne”

27/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, përmes organizimit të ligjëratave tematike, debateve të ndryshme, punëtorive rreth temës “Nga ndërtimtaria tradicionale tek ajo moderne”, synon të nxisë mendime kritike dhe ide nga studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë për të transformuar ndërtimtarinë dhe infrastrukturën në vend.

 

Me pjesëmarrjen e studentëve dhe ekspertëve të fushës së ndërtimtarisë dhe infrastrukturës, Akademia Ndërkombëtare Verore, do të ketë për qëllim që studentët të marrin njohuri të reja rreth fushës, të cilat do të jenë të rëndësishme për zhvillim profesional.

 

Studentët do të kenë mundësi të paraqesin dhe mbajnë punën e tyre prezantuese para pjesëmarrësve në akademi, përfitojnë nga eksperiencat më të mira ndërkombëtare nga “3D printing” dhe “BIM modelling”, si dhe do të arrijnë të përfitojnë njohuritë mbi kompanitë e ndërtimit, materialeve dhe të projekteve.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022