Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë vazhdon aktivitetin në ditën e dytë të saj

21/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë ka vazhduar aktivitetin e saj në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, me aktivitete e ligjërata të frytshme që i kontribuan jashtëzakonisht studentëve që janë të interesuar në fushën e farmacisë.

 

Fillimisht, profesori Arianit Jakupi ka ligjëruar në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Farmacisë, me temën “Vaksinat dhe COVID-19”, duke shtjelluar më shumë dhe diskutuar me të pranishmit për rolin dhe rëndësinë e vaksinave në parandalimin e pandemisë COVID-19.

 

Tutje, ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore e ka vazhduar profesori ndërkombëtar, Luciano Saso, i cili ka ligjëruar për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë rreth zhvillimit të ilaçeve para-klinike dhe atyre klinike.

 

Dita e dytë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit të Farmacisë është përmbyllur me një diskutim dhe interaktivitet mes studentëve dhe pjesëmarrësve, përderisa ditëve në vijim do të ketë tematika të tjera interesante që ndërlidhen me lëmin e fushës së farmacisë.