Akademia e Fakultetit Dizajn i Integruar, do të trajtojë konceptet filozofike “Wabi – Sabi”

21/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Dizajn i Integruar në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit do të trajtojë tema të ndryshme, të cilat do të jenë të nevojshme për të parë dhe dëgjuar këndvështrime të ekspertëve dhe profesionistëve, si dhe të studentëve të cilët do të bëhen pjesë e kësaj akademie.

 

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore do të ketë dhe aktivitete të ndryshme, të cilat do të ndërlidhin teorinë dhe praktikën, dhe do të bëjnë të mundur realizimin e qëllimit, që është nxjerrja e konkludimeve për çështje të caktuara dhe që do të merren për bazë për zgjidhje të problemeve të ndryshme.

 

Në këtë vit do të trajtohet tema rreth dy koncepteve filozofike “Wabi – Sabi”, të cilat kanë të bëjnë me thjeshtësinë, me gjërat që nuk humbin vlerën, pavarësisht kohës, si dhe me pranimin ashtu siç është të gjithçkaje që ekziston.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit, duke përfshirë dhe studentët do të jenë në gjendje të bëjnë aplikimin e filozofisë “Wabi – Sabi” në dizajn, apo në zgjidhjen e problemeve të dizajnit, të përvetësojnë mendimin kritik të dizajnit, të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional me njerëz të fushave, si dhe të pasurojnë portofolin e tyre artistik me punë konkrete.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022