Aftësohu dhe përfito njohuri të reja në MS Excel, përmes trajnimeve që ofron UBT

22/07/2022

Përfitimi i njohurive të reja rreth programeve të ndryshme, është nevojë për të dëshmuar profesionalizëm në rrugëtimin tuaj në karrierë. UBT është institucioni i arsimit të lartë që në Kosovë u ka ofruar të rinjve trajnime rreth programeve të ndryshme, duke iu mundësuar atyre të zhvillojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre.

 

UBT ofron trajnimin për MS Excel nga trajneri i certifikuar nga Microsoft, Prof. Dr. Besnik Skenderi, përmes të cilit studentët dhe të interesuarit e tjerë do të mësojnë bazuar në praktikat më të mira nga fusha e biznesit, auditimit, financave dhe statistikave.

 

Pjesëmarrësit do të mësojnë praktikat më të mira të punës me MS Excel, si përdorimin e
teknikave dhe veglave të avancuara të MS Excel-it, si: formatizimi i kushtëzuar, grafikonet,
sortimet, filtrat, subtotal, paste special, importimin e tekstit, emërtimin e celulave, goal seek,
funksionet e datës dhe kohës, funksionet matematikore, si dhe funksionet statistikore.

 

Përmes këtij trajnimi, UBT ofron certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, përmes së cilës të rinjve ju hapen shumë rrugë për karrierën e tyre profesionale në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Apliko tani: MS Excel – Shkollat Profesionale dhe Trajnimet