25 mijë maturantë po përfitojnë këshillime në karrierë nga Qendra e Karrierës në UBT

08/05/2019

Qendra e Karrierës në UBT po qëndron afër maturantëve kosovarë tash e disa muaj, me qëllim që t’i këshillojë drejt marrjes së vendimeve të duhura në lidhje me zhvillimin profesional.

 

Përpos vizitave të shumta që janë bërë nga vetë maturantët nëpër kampuset e UBT-së në mbarë Kosovën, stafi i UBT-së po lëvizë nëpër qytete dhe shkolla të ndryshme, për të ofruar orientim në karrierë për të rinjtë kosovarë, tek të cilët është parë vendosmëri dhe entuziazëm i madh për të filluar studimet në UBT.

 

Vizita e fundit është bërë në Shkollën e Mesme Elektroteknike, “Gjin Gazulli”, në Vushtrri, me ç’rast qindra maturantë të kësaj komune janë njoftuar me mundësitë për shkollim dhe zgjedhje të profesioneve të duhura. Njëkohësisht, ata u njoftuan edhe me mundësitë, hapësirat dhe laboratorët që UBT i ofron për studentët e fushës së elektroteknikës, me qëllim që studentët të bashkërëndojnë njohuritë teorike e praktike, si proces jetik për punësim.