BETA

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji

PROGRAMI I SHKENCAVE TË USHQIMIT DHE BIOTEKNOLOGJISË

 

Programi për shkencat e ushqimit dhe bioteknologji u hap në vitin 2016 dhe u akreditua nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. Qëllimi kryesor i këtij programi studimor është të përgjigjet në nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë për një forcë më të mirë të aftë në shkencat ushqimore dhe profesionet e bioteknologjisë. Struktura e programit trevjeçar ofron dy vite të përbashkëta akademike për të gjithë studentët dhe pasohet nga një vit përqendrimi në të ushqyerit, teknologjinë ushqimore dhe cilësinë e ushqimit dhe menaxhimin e sigurisë. Koncepti i mësimdhënies thekson rëndësinë e mësimit teorik dhe përvojës praktike të laboratorit.

 

Qëllimi kryesor i këtij programi studimor është të përgjigjet në nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë për një forcë më të mirë të aftë në shkencat e ushqimit dhe profesionet e bioteknologjisë. Për arritjen e këtij qëllimi, objektivat e këtij programi studimor janë:

 

  • Të ofrohet një mjedis i përshtatshëm dhe emocionues për studim dhe mësim për studentët që duan të formësojnë profesionet e tyre të ardhshme në shkencat ushqimore, teknologjinë ushqimore, përpunimin e ushqimit dhe agrobiznesin;
  • Sigurimi i mundësive fleksibël për studentët për të studiuar njohuri dhe shkathtësi relevante që kërkohen në tregun e punës dhe në industrinë ushqimore;
  • Sigurimi i mundësive për të rinjtë dhe individë të tjerë të interesuar për profesione të reja që sigurojnë një kalim të shpejtë në punësim;
  • Të kombinojë njohuritë ndërkombëtare dhe praktikat e mira si dhe potencialin e brendshëm për zhvillimin e një kuadri të diplomuarish të aftë që do të furnizojnë boshllëqet e aftësive në ekonomi;
  • Të ketë një ndikim në zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të ekonomisë së Kosovës