Juridik

Fakulteti Juridik është një nga shkollat më prestigjioze të drejtësisë në Kosovë, i njohur për cilësinë e programit akademik, stafin akademik profesional, qasjen ndaj të mësuarit eksperimental, hulumtimin dhe angazhimin tonë ndaj vlerave shoqërore.

Pikat e forta e aktivitetit të Fakultetit Juridik mbështetet në gamën e gjerë të disiplinave, partneriteti me institucione publike dhe bashkëpunimi me rreth 300 institucionet ndërkombëtare të arsimit të lartë, si dhe infrastruktura e konsoliduar.

Misioni i Fakultetit është i bazuar në vlerat e institucionit dhe strategjinë e zhvillimit të tij.
Fakulteti koordinon dhe administron aktivitete të mësimdhënies, veprimtaritë kërkimore duke respektuar lirinë e stafit akademik dhe të drejtën e përdorimit të burimeve materiale, që janë në dispozicion të fakultetit.
Struktura organizative, përbërja, funksionimi dhe çështjet e tjera akademike që lidhen me këtë, përcaktohen në rregulloren e Fakultetit Juridik.