BETA

Inxhinieri e Energjisë

Shkalla Bachelor në Inxhinieri Energjetike është një program i studimeve themelore që ofron eduki profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit.

Inxhinieria Energjetike është studimi i sistemeve energjetike dhe shpesh i sistemeve të efiçiencës energjetike të ndërlidhura në ndonjë mënyrë që është monitoriar duke përdorur komponentet e duhura dhe të kontrolluar duke përdorur sisteme kompjuterike.

Sistemet e Inxhinierisë Energjetike na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj studimi i Inxhinierisë Energjetike është shumë emocionuese dhe interesante. Gjithashtu, trajnimi i gjeneratave të ardhshme të inxhinierëve dhe dhënia atyre një set gjithpërfshirës të aftësive është shumë e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë energjetike si tërësi ashtu edhe për shoqërinë.

Duke i marrë parasyshë kërkesat aktuale dhe të pritura në sektorin e energjisë së rinovueshme do të ketë kërkesa të konsiderueshme për inxhinierë të kualifikuar në këtë sektor. Në këtë kontekst, Programi i Inxhinierisë Energjetike i UBT, ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës per personel të kualifikuar. Studentët e diplomuar nga Programi i Inxhinierisë Energjetike do të kualifikohen për të punuar në kuadër të prodhimit dhe shpërndarjes së elektricitetit dhe industritë e ndërlidhura shërbyese. Studentët do të kompletojnë programin e tyre edukativ në bashkëpunim me sektorin e energjisë. Si pjesë e programit, studentët duhet ta kenë kryer me sukses praktikën e tyre, gjithashtu në bashkëpunim me sektorin e energjetikës.

Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhin probleme komplekse, shumë të fokusuara praktike, si dhe atyre fushave të Inxhinierisë, UBT e ofron këtë program studimor. Misioni ynë është t’i kontribuoj studimit të Inxhinierisë Energjetike në bazë të programeve dhe përvojes Evropiane dhe Amerikane.

Studentët gjithashtu duhet të kompletojnë Tezën e Bachelorit në atë fushë që mund t’ju përshtatet atyre. Temat e tezës janë të përcaktuar detajisht nga departamentet.

Rezultatet Mësimore të Programit

Studentët që e kanë kompletuar programin do të jenë në gjendje të:

  • Zbatojë aftësitë e të menduarit kritik dhe integrativ në aplikacionet e Efiçiencës Energjetike.
  • Zgjidhë probleme të efiçiencës energjetike me theks të veçantë në fushat e inxhinierisë energjetike dhe komponentët e tij, energji të rinovueshme, menaxhimin e këtyre sistemeve.
  • Jetë konkurrues në mjedis industrial dhe teknologjik.
  • Posedojë, njohë dhe fuqizojë aftësitë individuale dhe përmirësojë kapacitetet njëkohësisht në fushën teorike dhe praktike të inxhinierisë energjetike.
  • Zhvillojë një kulturë pune në formë ekipore, duke i bërë ata pjesë të proceseve moderne dhe trendeve në botë.
  • Mësojë dhe kuptojë konceptet e dizajnit në sistemet Energjetike duke e pasur parasysh teknologjinë në dispozicion dhe aftësitë aplikative të saj.
  • Mësojë në detaje komponentët e inxhinierisë së zbatueshme në fusha të ndryshme, si është: industria, efiçienca energjetike, menaxhimi i energjisë, ndërtesat.
  • I përgjigjet nevojave specifike në industritë e ndërlidhura.
  • Kuptojë bazat e shkencës së inxhinierisë energjetike të zbatueshme në efiçiencë energjetike, si është inxhinieria mekanike, inxhinieria elektrike dhe mekanike dhe inxhinieria softverike.
  • Mësojë rreth prezantimit dhe raportit profesional me shkrim duke pasur parasysh formatet e përdorura në inxhinieri.

Posedojë edukim të shkëlqyeshëm të standardeve më të larta akademike dhe etike, kombëtare dhe ndërkombëtare.