BETA

Infermieri

Pershkrimi I pergjithshemm I fakultetit te infermierise

Fakulteti I infermierise ne kuader te UBT-es punen ka filluar ne vitin 2016/2017. Ne vitin e pare ka pasur afer 500 studente. Ne vitin 2017/2018 jane pranuar edhe afer 500 studente te tjere.

Stdimet Bacheler zgjasin 3 vite. Studentet gjate shkollimit ne infermieri te pergjithshme aftesohen qe pas mbarimit te shkollimit te kryej punet ne institucionet shendetesore qoft ne spitale apo ne QMF.

Gjate shkollimit 3 vjeçar studenti ka pjesen teorike prej 2150 oresh  dhe praktike prej 2500 oresh.

Studenti pas mbarimit te Fakultetit te Infermieris fiton 180 kredi, pra çdo vit ka nga 60 kredi apo semestri nga 30 kredi.

Pjesen Praktike ne vitin e pare studentet e kryejne perpos ne laboratore ne Kampus edhe ne Qendrat e mjekesise familjare.

Viti i dyte dhe i trete pjesen praktike e kryejne neper Klinikat e  QKUK dhe ne Spitalet regjionale.

Gjate shkollimit studentet ndegjojne edhe ligjerata shtese nga nderkombetaret dhe vendoret.

Studentet e Infermierise qe nga viti I pare aktivizohen ne dalje ne ndihme duke bere kontrolla pacienteve neper sheshe gjate diteve te caktuara per semundje te caktuar.Si psh matjen e peshes se pacienteve, matjen e shtypjes, caktimit te nivelit te sheqerit ne gjak, dhenje te informacioneve lidhur me semundjet etj.

Studentet aftesohen te pergatisin seminare, punime shkencore te cilat I prezentojne gjate organizimit te konferencave, kongreseve te infermierise qofte vendore apo nderkombetare.

Pergatitja e studenteve behet nga nje staf mjaft profesional mjekesor qe jane doctor shkence dhe nje numer shume I vogel me thirje magjister.

Kjo studenteve te infermierise ia mundeson qe te marin njohuri te shkelqyeshme ne kete fakultet dhe I bene qe te dallohen nga fakultet tjera te infermierise.

Perveq lendeve profesionale studentet e infermierise mesojne edhe gjuhet e huaja si Gjuhen gjermane dhe angleze.Poashtu mesojne teknologjine informatike per infermieri e cila ia mundeson atyre te njohen me te dhenat me te reja shkencore ne shendetesi.

Studentet pas mbarimit te studimeve bachelor aftesohen te punojne ne çdo institucon shendetesor vendor dhe nderkombetar.

Studentet pas mbarimit bachelor ne UBT mund te punesohen edhe jasht Kosoves pasi qe UBT ka kontrata pothuaj me te gjitha shtetet e BE dhe me Amerike.