UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Universitetin e Lihtenshtajnit

bool(false) 21/10/2022

UBT ka shpallur thirrjen për shkëmbim studentor në kuadër të Erasmus+ në Universitetin e Lihtenshtajnit për drejtimet Administrim Biznesi dhe Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi.

 

Kriteret për aplikim:

 

  • Student i UBT-së në vitin e tretë në programin bachelor ose student i nivelit master;
  • Nota mesatare: Mbi 8.0;
  • Njohuri të gjuhës angleze (niveli B2).

 

Universiteti i Lihtenshtajnit u krijua në vitin 1961 me iniciativën e biznesit dhe shtetit me emrin “Abendtechnikum Vaduz”. Nga Departamenti i Sistemeve të Informacionit të Biznesit, Departamenti i Shkencave të Biznesit duke përfshirë Institutin për Sipërmarrje, Shërbime Financiare dhe Sistemet e Informacionit u krijua dhe u zgjerua në faza. Në mars 2002 kampusi universitar u zhvendos në vendin e tij të ri në ambientet e renovuara në Vaduz.

 

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim:

 

APLIKIMI ONLINE

 

Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë. Data e fundit për aplikim 25 tetor 2022, ora 18:00.